Dy vëllezër janë autorët e shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për atentatin ndaj Eduard Dukës të hënën në mbrëmje në zonën e Kinostudios.
Ata janë Elis Duka, 26 - vjeç dhe Leonard Duka 30 - vjeç. Edhe pse kanë të njëjtin mbiemër, personat nuk kanë lidhje gjaku mes tyre, por sipas policisë njihen prej vitesh me njëri ? tjetrin. Policia e lidh ngjarjen me një konflikt për motive banale të tre personave, në 8 Shkurt të këtij viti.
Vëllezërit Leonard dhe Elis Duka hapën zjarr nga një motoçikletë më të cilën u larguan më pas nga vendngjarja. Nga të shtënat, Duka mori plagë në krah dhe në gjoks dhe pas dërgimit në spital ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia sekuestroi në vendin e ngjarjes tri gëzhoja të kalibrit 7.65 mm, që besohet se i përkasin armës pistoletë ?TT?, me të cilën autorët dy vëllezërit mbi 34 - vjeçarin.
Policia thotë se ishte në dijeni të mosmarrëveshjeve mes tyre dhe se ka kryer disa kontrolle banesash për kapjen e të dyshuarve.
Tv Klan